Në Prishtinë u mbajt takimi vjetor i Komitetit Monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA), i bashkëkryesuar nga Florim Canolli dhe Jiri Plecity nga Komisioni Evropian.
Takimi u fokusua në zbatimin e mbështetjes financiare dhe teknike të BE-së për Kosovën dhe në avancimin e reformave në kuadër të procesit të integrimit evropian.
U diskutua progresi në fusha kyçe si sundimi i ligjit, reforma e administratës publike, zhvillimi ekonomik dhe investimet e BE-së në Kosovë përmes programeve IPA, WBIF dhe CBC.
Komisioni Evropian vlerësoi angazhimin e institucioneve të Kosovës, por theksoi nevojën për zbatim më të shpejtë dhe më efektiv të projekteve dhe reformave të dakorduara.




