Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve për sot.
Nafta do të shitet me 1.47 euro për litër, dy centë më lirë se një ditë më parë. Ndërkaq, benzina mbetet 1.39 euro për litër, ndërsa gazi 0.67 euro për litër.