Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 71 aksidente trafiku, prej tyre 26 me persona të lënduar dhe 45 me dëme materiale.
Gjatë së njëjtës periudhë janë shqiptuar 2.178 gjoba trafiku për shkelje të rregullave në komunikacion. Po ashtu, janë arrestuar 10 persona, gjashtë prej të cilëve janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy në vuajtje të dënimit.




