Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që gjatë ditës së sotme të përmbyllë numërimin e të gjitha fletëvotimeve të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, kanë mbetur edhe 8 kuti për t’u numëruar nga votimi me postë, ndërsa po vazhdon edhe numërimi i votave me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta.




