Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se në Kosovë janë zbatuar projekte në vlerë prej mbi 35 milionë eurosh për rritjen e efiçiencës së energjisë.
Ajo theksoi se sfida kryesore ka qenë sigurimi i financimit, ndërsa njoftoi se pritet zgjerimi i skemave mbështetëse për shtëpitë, ndërtesat shumëbanesore dhe bizneset.
Rizvanolli shtoi se edhe projekti i koogjenerimit në Prishtinë pritet të ecë përpara pas përmbushjes së obligimeve nga Komuna e Prishtinës.




