Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se më 16 qershor 2026, rreth orës 23:30, në rrugën “Feriz Guri” në Prishtinë, kanë ndodhur të shtëna me armë zjarri, ku një person ka mbetur i plagosur dhe po trajtohet në QKUK.
Sipas prokurorisë, rasti po hetohet si “vrasje në tentativë”, ndërsa janë ndërmarrë veprime hetimore dhe janë siguruar prova materiale në vendin e ngjarjes.
Gjatë bastisjeve janë gjetur armë, gëzhoja dhe fishekë, ndërsa një armë dhe municion është sekuestruar edhe në automjetin e viktimës. Hetimet po vazhdojnë në koordinim me Policinë e Kosovës për zbardhjen e plotë të rastit.




