Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosje të dyfishtë është arrestuar nga Policia e Tiranës gjatë një operacioni të koduar “Udhëkryqi”.
Sipas policisë, ai dyshohet se më 2 qershor 2026 ka plagosur dy persona gjatë një konflikti në zonën e urës së Paskuqanit.
Arrestimi është bërë në rrugën “Mine Peza” në Tiranë, ku gjatë kontrollit në automjetin e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me municion, thikë dhe një sasi e dyshuar kokainë.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.




