Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se çmimet e derivateve në Kosovë po shfaqin shenja stabilizimi, duke u ndikuar nga lëvizjet në tregjet ndërkombëtare.
Ajo tha se masa për kontrollin e marzhës së fitimit do të mbetet në fuqi deri muajin e ardhshëm, ndërsa institucionet do të vazhdojnë monitorimin e tregut për të vendosur për hapat e mëtejshëm./EO/




