Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar se konsumi i energjisë elektrike në Kosovë është rritur me 5.58% në prill 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Sipas ASK-së, konsumi arriti në 460.66 GWh, ndërsa energjia elektrike bruto në dispozicion shënoi një rënie të lehtë prej 0.07%. Gjatë këtij muaji, Kosova importoi 335.29 GWh dhe eksportoi 203.27 GWh energji elektrike.
ASK po ashtu bën të ditur se energjia elektrike alternative përbënte 16.36% të konsumit total, ndërsa prodhimi i thëngjillit shënoi rritje prej mbi 20% krahasuar me prillin e vitit të kaluar.




