Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka bërë thirrje për veprime urgjente të institucioneve që Kosova të përfshihet në projektet rajonale të gazit natyror, duke e cilësuar këtë si të rëndësishme për sigurinë energjetike dhe zhvillimin ekonomik.
Sipas OEK-së, mosangazhimi në këto iniciativa mund të ndikojë negativisht në pozicionin strategjik të vendit dhe në mundësitë për investime të reja, ndërsa është theksuar edhe nevoja për intensifikim të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar në sektorin energjetik.




