Ish-kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka kritikuar mungesën e fokusit në ekonomi gjatë fushatës së fundit zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.
Sipas tij, ekonomia dhe aspekti social janë edhe obligim moral, por gjatë fushatës janë trajtuar shumë pak ose aspak.
Ai theksoi se parametrat aktualë ekonomikë në Kosovë janë shqetësues, duke përmendur inflacionin e lartë, rënien e investimeve kapitale dhe emigrimin e qytetarëve.
“Me këta parametra, me këtë inflacion dhe me këtë ikje të qytetarëve e kapitalit, situata është shqetësuese,” u shpreh Gërxhaliu në Klan Kosova.




