Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar raportimet për një fletëvotim të dyshimtë të llojit fotokopje, të gjetur në një kuti të votave me kusht që i takojnë Komunës së Leposaviqit.
Pas veprimeve hetimore, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rastin për “keqpërdorim të të drejtës së votimit” dhe fletëvotimi është sekuestruar si provë materiale.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, e cila bëri të ditur se rasti po trajtohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas raportimeve, dyshohet se bëhet fjalë për një votë për Listën Serbe, gjë që ka ngritur dyshime për fenomenin e njohur si “treni bullgar”.




