Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e rregullt të kryesisë, ku është diskutuar përgatitja e procesit të zgjedhjeve të brendshme në të gjitha nivelet e organizimit, nga nëndegët deri te kryetari i partisë.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka theksuar rëndësinë e një procesi të rregullt, transparent dhe demokratik në çdo fazë të tij.
Në këtë mbledhje është vendosur edhe formimi i një grupi punues, i cili do të merret me përgatitjet teknike dhe ligjore të procesit zgjedhor, si dhe me mbarëvajtjen e tij.
Sipas vendimit, zgjedhjet e brendshme pritet të nisin në muajin shtator, duke u lënë kohë strukturave për përgatitje.




