Parlamenti Evropian ka miratuar raportin për Kosovën me 412 vota pro, 174 kundër dhe 58 abstenime. Eurodeputetët kanë vlerësuar angazhimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në raport shprehet shqetësim për mungesën e formimit të një legjislature dhe qeverie funksionale për më shumë se një vit.
Eurodeputetët i bëjnë thirrje Kosovës që të përshpejtojë reformat e lidhura me BE-në, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit, lirive themelore dhe luftës kundër korrupsionit.
Po ashtu, theksohet se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit mbeten kyçe për procesin e integrimit evropian të Kosovës./EO/




