Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar një rënie të dukshme në zgjedhjet e 7 qershorit, krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
Sipas rezultateve, VV ka marrë 382,865 vota apo 47.13%, ndërsa në zgjedhjet e mëparshme kishte 487,077 vota apo 51.10%, që paraqet mbi 100 mijë vota më pak.
Megjithatë, në reagimin e saj publik, VV e ka cilësuar rezultatin si “fitore bindëse dhe madhështore”, duke falënderuar qytetarët brenda dhe jashtë Kosovës për mbështetjen e dhënë.




