Ish-nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka komentuar përplasjet e vazhdueshme mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe Qeverisë së Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli tha se këto përplasje kanë vazhduar prej kohësh dhe lidhen me akuza e kundërakuza për bllokim fondesh, punime në projekte infrastrukturore në kryeqytet, si dhe mirëmbajtjen e rrugëve dhe autoudhëve.
Ai theksoi se tensionet mes Komunës së Prishtinës dhe Qeverisë janë reflektuar në disa projekte të rëndësishme infrastrukturore.
Pacolli gjithashtu ka ngritur pyetje për të ardhmen politike të Ramës, duke aluduar në mundësinë e ambicieve të tij brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, përfshirë edhe pozita udhëheqëse në parti.




