Banorët e fshatit Mleqan kanë nisur një iniciativë për përfundimin e projekteve rreth xhamisë së fshatit, përfshirë gjelbërimin e oborrit, këndin e lojërave, shëtitoren dhe fushën sportive.
Synimi është që deri në fund të gushtit të sigurohen fondet e nevojshme për realizimin e këtyre projekteve në shërbim të komunitetit, veçanërisht të fëmijëve dhe të rinjve.
Banorët kanë ftuar bashkëfshatarët dhe bamirësit që të kontribuojnë në këtë nismë.




