Në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë është përuruar murali “Çast”, i dedikuar viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Vepra është sponsorizuar nga Komuna e Prishtinës dhe Fondacioni “Jahjaga”, dhe sipas organizatorëve përfaqëson një dëshmi publike të vuajtjeve gjatë luftës.
Murali është mirëpritur edhe nga organizatat joqeveritare, të cilat e kanë vlerësuar si një akt të rëndësishëm kujtese dhe ndërgjegjësimi shoqëror.
Përurimi i tij u bë në kuadër të shënimit të përvjetorit të 27-të të çlirimit të Kosovës.




