Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka deklaruar se është i gatshëm të bashkëpunojë me Qeverinë e Kosovës dhe industrinë energjetike amerikane për të forcuar sigurinë energjetike të vendit përmes diversifikimit të furnizimit, përfshirë edhe gazin natyror të lëngshëm (LNG).
Nga DASH është theksuar se eksportet energjetike të SHBA-së janë një shtyllë e rëndësishme e bashkëpunimit me partnerët evropianë dhe kontribuojnë në rritjen e sigurisë energjetike në rajon.
Këto deklarata vijnë në kuadër të diskutimeve për lidhjen e Kosovës me burime të reja energjetike dhe projektet e mundshme të bashkëpunimit në këtë fushë./EO/




