Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë ka qenë një krim i mbajtur gjatë në heshtje dhe me pasoja të mëdha për viktimat.
Ajo tha se misionet ndërkombëtare që kanë vepruar në Kosovë pas luftës nuk janë marrë seriozisht me adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës nga Serbia.
Haxhiu bëri thirrje për angazhim më të madh të institucioneve të drejtësisë në hetimin dhe ndëshkimin e krimeve të luftës, duke theksuar se viktimat meritojnë drejtësi, njohje dhe kujdes institucional./EO/




