Ish-banorja e “BBVK 3”, Xheneta Fetahu, ishte e ftuara e radhës në emisionin “Top Arena”, ku u përball me një sërë pyetjesh rreth jetës së saj dhe figurave publike.
E pyetur nëse do të pranonte të merrte pjesë në ndonjë videoklip të këngëtarit Gjesti, ajo u përgjigj pozitivisht pa hezitim, duke thënë se do të ishte e gatshme nëse bëhet fjalë për këngën “Katilja”.
Gjatë intervistës, Xheneta u pyet edhe për raportet dhe aludimet që kanë përfshirë Gjestin, Eglin dhe Loredanën, duke zgjedhur të qëndrojë neutrale dhe duke deklaruar shkurt: “Asnjërën”.




