Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), një delegacion i FSK-së ka realizuar vizitë zyrtare në Komandën Mbështetëse të FARSH.
Delegacioni, i kryesuar nga zëvendëskomandanti i Komandës së Logjistikës së FSK-së, kolonel Valdet Berisha, u prit nga komandanti i Komandës Mbështetëse të FARSH, gjeneral brigade Aleksandër Pando.
Gjatë vizitës u zhvilluan takime profesionale në fushën e logjistikës, trajnimeve dhe emergjencave civile, si dhe u shkëmbyen përvoja për forcimin e kapaciteteve operacionale dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.






