Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), Policia e Kosovës dhe Banka Qendrore e Kosovës (BQK) kanë nisur një fushatë vetëdijësuese për përdorimin e Raportit Evropian të Aksidentit (REA), me qëllim lehtësimin e procedurave pas aksidenteve me dëme të vogla materiale.
Në konferencën për lansimin e fushatës u tha se përdorimi i këtij raporti do të ndihmojë në lirimin më të shpejtë të rrugëve, uljen e ngarkesës administrative dhe përshpejtimin e procesit të dëmshpërblimeve.
Përfaqësues të institucioneve theksuan se shumica e aksidenteve në vend janë me dëme materiale dhe se përdorimi korrekt i REA-së do të sjellë efikasitet më të madh dhe shërbime më të shpejta për qytetarët./EO/





