Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë nuk ishte pasojë anësore, por krim i rëndë që synonte shkatërrimin e individit, familjes dhe shoqërisë.
Ajo theksoi se e drejta për të folur apo për të heshtur i takon secilit të mbijetuar dhe se askush nuk duhet të detyrohet të ndajë dhimbjen e tij.
Haxhiu shtoi se, pavarësisht hapave të bërë në njohjen e statusit të viktimave, drejtësia mbetet obligim institucional dhe duhet të vazhdojë me seriozitet, duke theksuar nevojën për ndëshkimin e krimeve të luftës.




