Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar ndaj deklaratës së ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, lidhur me qëndrimet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për çështjen e gazit.
Sipas Mehmetajt, Haxhiu është pyetur nga gazetarët për këto qëndrime, por ka thënë se nuk i ka parë. Ai e ka kritikuar këtë përgjigje, duke e konsideruar të papërshtatshme për një përfaqësuese të tillë institucionale.




