Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar Basri Canollin – Shpendin, duke e vlerësuar si luftëtar të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pjesë të familjeve atdhetare që kontribuuan në rrugën e lirisë.
Ai ka thënë se në përvjetorin e rënies së tij në Canaj të Marecit, është nderuar kujtimi i tij me mirënjohje për trimërinë, guximin dhe përkushtimin në luftën çlirimtare.
Haradinaj ka theksuar se Shpendi mbetet shembull i sakrificës, duke shtuar se kujtimi për të rënët për liri do të mbetet i përjetshëm.




