Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se rinumërimi i 185 vendvotimeve të rregullta në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pritet të përmbyllet brenda dy ditësh.
Zëdhënësi Valmir Elezi tha se KQZ do të përgatisë një raport të detajuar me gjetjet e rinumërimit, përfshirë dallimet mes numërimit fillestar dhe atij të ri, i cili do t’i paraqitet për shqyrtim anëtarëve të KQZ-së.
Sipas tij, shpallja e rezultateve përfundimtare varet edhe nga afatet ligjore dhe mundësitë për ankesa, si dhe nga vendimet e PZAP-it dhe Gjykatës Supreme në rast kontestimesh.




