Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka kritikuar ashpër gjuhën fyese dhe përçarëse që, sipas tij, po përdoret ndaj tij nga përfaqësues të pushtetit.
Ai tha se sulmet dhe fyerjet nuk i shërbejnë unitetit kombëtar, por përkundrazi dëmtojnë atë dhe përçajnë shoqërinë.
“Lufta e UÇK-së dhe gjaku i derdhur duhet të na bashkojnë, jo të na ndajnë. Ata që fyejnë dhe shajnë mendoj se i shërbejnë pushtetit të Serbisë, jo dikujt tjetër”, deklaroi Lushtaku për media.
Deklaratat ai i bëri gjatë shënimit të “Ditës së Çlirimit”, ku u përkujtuan dhe u nderuan dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.




