Hetues policorë nga Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Novobërdë lidhur me rastin e raportuar me datën 17.06.2026 si vjedhje e automjetit në fshatin Kufcë e Epërme e komunës së Novobërdës, si rezultat i veprimeve intensive, operative e hetimore në terren, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, kanë siguruar prova të arsyeshme që tregojnë se rasti nuk paraqet elemente të veprës penale ‘vjedhje e rëndë’.
Nga verifikimet dhe intervistat e zhvilluara është konstatuar se raportimi ka ndodhur si rezultat i mungesës së informacioneve të plota nga ankuesja lidhur me shfrytëzimin e automjetit Audi me targa vendore, të cilin automjet e kishte marrë në shfrytëzim një familjar i saj në atë kohë.
Gjatë hetimeve janë sqaruar të gjitha rrethanat relevante që kanë çuar deri te raportimi i rastit.




