Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti ka thënë se përkundër sfidave në garën politike, ajo mbetet e përkushtuar ndaj misionit të saj për fuqizimin e grave dhe zhvillimin e komunitetit.
Ajo theksoi se ka marrë 12,729 vota nga qytetarët në zgjedhjet e 7 qershorit, duke shprehur mirënjohje për besimin e dhënë, por duke shtuar se nuk ka arritur të bëhet pjesë e Kuvendit.
Hoti tha se do të kthehet në Krushë për të vazhduar punën me gratë dhe kooperativën, duke theksuar se do të vijojë eksportin e produkteve vendore dhe promovimin e tyre në tregjet ndërkombëtare.




