Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka reaguar pas përfundimit të procesit të numërimit të votave të zgjedhjeve të 7 qershorit, duke falënderuar qytetarët për besimin e dhënë.
Në një video të publikuar në Facebook, Kurti tha se rezultati tregon se nuk ka pasur ndryshime të mëdha dhe se nuk kishte nevojë për zgjedhje të reja. Ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosje është rikonfirmuar si partia e parë me 53 deputetë në Kuvend.
Kurti shtoi se tashmë pritet certifikimi i rezultateve, në mënyrë që të nisë procesi i formimit të institucioneve të reja dhe vazhdimit të projekteve qeverisëse.




