Në Mitrovicë është inauguruar murali “Çast”, një vepër kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Ky mural vjen si pjesë e “Udhës së Kujtesës”, pas aktiviteteve të mëhershme në Prishtinë, Pejë dhe Therandë, duke synuar të mbajë gjallë kujtesën dhe të vërtetën historike në hapësira publike.
Sipas organizatorëve, vepra simbolizon dhimbjen dhe kujtesën për një nga krimet më të rënda të luftës, duke e sjellë mesazhin e saj në jetën e përditshme të qytetit.
Për realizimin e këtij projekti u falënderuan ish-presidentja Atifete Jahjaga, Fondacioni Jahjaga dhe bashkëpunëtorët që kanë kontribuar në këtë nismë.
Murali synon të përcjellë mesazhin e respektit, përkrahjes dhe drejtësisë për të mbijetuarit, si dhe ruajtjen e kujtesës kolektive.





