Rritja e tarifës së anëtarësimit në Odën e Infermierëve të Kosovës (OIK) ka nxitur pakënaqësi te disa infermierë.
Sipas vendimit të ri, anëtarët obligohen të paguajnë 3.50 euro në muaj, nga 0.83 euro sa ishte më parë. Tarifa vlen për të gjithë anëtarët, pavarësisht statusit të punësimit.
Një infermiere e ka cilësuar rritjen të papërballueshme, duke thënë se pagat nuk po e përcjellin rritjen e kostos së jetesës.
Nga OIK është bërë e ditur se vendimi është marrë nga Kuvendi i Odës dhe se ndryshimi i tarifave synon të përmirësojë shërbimet për anëtarët, përfshirë mbrojtjen ligjore dhe sigurimet.
Oda thekson se mos pagesa e anëtarësisë për gjashtë muaj sjell fshirjen nga regjistri dhe humbjen e të drejtave profesionale, ndërsa në rast ri-anëtarësimi aplikohet pagesë më e lartë.
Sipas OIK, tarifat e reja ndryshojnë sipas kategorive: të punësuarit paguajnë përqindje nga paga bruto, të papunët 3 euro në muaj, ndërsa pensionistët 2 euro në muaj.




