Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka vlerësuar se rritja ekonomike prej 5.43% në Kosovë nuk po reflektohet në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe gjendjen e bizneseve.
Sipas AKB-së, pavarësisht rritjes së ekonomisë, inflacioni i lartë dhe kostot e rritura po e ulin efektin real të kësaj rritjeje, duke ndikuar në fuqinë blerëse dhe aktivitetin e sektorit privat.
AKB thekson se ekonomia vazhdon të mbështetet më shumë në konsum, remitenca dhe shpenzime publike, ndërsa prodhimi, eksporti dhe investimet mbeten të kufizuara.
Po ashtu, kërkohet transparencë më e madhe për strukturën e rritjes ekonomike dhe fokus më i madh në zhvillimin e qëndrueshëm dhe krijimin e vendeve të punës.




