Jo të gjitha bimët shkojnë mirë me njëra-tjetrën në kopsht. Ekspertët e kopshtarisë theksojnë se disa kombinime perimesh dhe frutash mund të pengojnë rritjen, të përhapin sëmundje ose të ndikojnë negativisht në zhvillimin e tyre.
Mes kombinimeve që duhen shmangur janë qepët e njoma me bizelet, pasi qepët pengojnë rritjen e tyre. Po ashtu, domatet dhe patatet nuk rekomandohen të mbillen së bashku për shkak të përhapjes më të shpejtë të sëmundjeve.
Specat dhe fasulet konsiderohen një tjetër kombinim problematik, ndërsa karrotat dhe kopra nuk zhvillohen mirë pranë njëra-tjetrës.
Ekspertët këshillojnë gjithashtu që lakra të mos mbillet pranë vreshtave me rrush, ndërsa domatet duhet të mbahen larg arrave, të cilat lëshojnë substanca që mund të dëmtojnë bimët përreth.
Një tjetër kombinim i pafavorshëm është sallata jeshile me brokolin, pasi kjo e fundit lëshon përbërës kimikë që ndikojnë negativisht në rritjen e sallatës.
Njohja e këtyre kombinimeve mund të ndihmojë kopshtarët të sigurojnë një prodhim më të shëndetshëm dhe më të bollshëm.




