KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se gjatë kësaj jave janë identifikuar dhe shkyçur 12 lidhje ilegale nga rrjeti i ujësjellësit.
Sipas kompanisë, aksioni është ndërmarrë për mbrojtjen e rrjetit, parandalimin e keqpërdorimeve dhe sigurimin e trajtimit të barabartë për konsumatorët.
Po ashtu, është bërë thirrje që qytetarët të shmangin lidhjet ilegale dhe të respektojnë rregullat e furnizimit me ujë.
KRU “Hidroregjioni Jugor” ka paralajmëruar se kontrollet dhe masat ndaj keqpërdorimeve do të vazhdojnë.




