Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditura çmimet e reja maksimale të derivateve të naftës për ditën e sotme.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.39 euro për litër, që është 1 cent më i ulët se një ditë më parë. Benzina do të tregtohet me 1.33 euro për litër, ndërsa gazi me 0.67 euro për litër.
Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë edhe për ditën e hënë.




