Ka ndërruar jetë fëmija që ishte lënduar rëndë në një vetaksident me trotinet elektrik në Gjilan.
Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti kishte ndodhur më 8 qershor 2026 në rrugën “Pajazit Nushi”, ku fëmija ishte rrëzuar nga trotineta elektrike dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore.
Ai po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por sot është konfirmuar vdekja e tij.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i është dorëzuar familjes, ndërsa rasti është trajtuar si vetaksident.




