Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Xhelal Jashari, ka deklaruar se rritja e pagave prej 60 eurosh e miratuar nga bordi i Korporatës Energjetike të Kosovës nuk i përmbush kërkesat e punëtorëve.
Ai tha se sindikata ka kërkuar ngritje më të madhe të pagave, pagë të 13-të dhe kompensim për rrezikshmërinë në punë, por sipas tij, kërkesat nuk janë plotësuar në masën e kërkuar./EO/
Jashari theksoi se është miratuar edhe procesi për vlerësimin e rrezikshmërisë në vendet e punës, por e vlerësoi rritjen aktuale si të pamjaftueshme për punëtorët e KEK-ut.
Ai shtoi se sindikata do të vazhdojë dialogun me menaxhmentin, por nuk përjashtohen as veprimet sindikale nëse nuk ka përmirësim të kushteve të punës.




