Mesfushori me origjinë nga Kosova, Besfort Zeneli, ka debutuar sot në Kampionatin Botëror, në ndeshjen ku Suedia u mposht thellë 5-1 nga Holanda.
Pavarësisht rezultatit të rëndë, Zeneli u shpreh i lumtur për paraqitjen e tij të parë në skenën më të madhe të futbollit botëror.
Në deklaratën e tij pas ndeshjes, ai theksoi lidhjen e fortë me Suedinë dhe Kosovën, duke thënë se i përfaqëson të dy vendet në aspektin personal dhe familjar, pasi është i lindur në Suedi me prindër nga Kosova.
Zeneli pritet të ketë minuta edhe në ndeshjet e ardhshme të turneut.




