Aktivisti shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari ka vlerësuar organizimin e Paradës së Rrënjëve Shqiptare në New York, duke e cilësuar si një manifestim të rëndësishëm të kulturës dhe trashëgimisë kombëtare.
Ai tha se flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe SHBA-së, së bashku me këngët, vallet dhe veshjet tradicionale, gjallëruan rrugët e Manhattanit.
Bajraktari përgëzoi organizatorët dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe identitetit shqiptar te brezat e rinj në diasporë.




