Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, ka deklaruar se NATO prej kohësh është duke rishikuar numrin e trupave të saj në Kosovë, bazuar në vlerësimet e sigurisë nga terreni.
Sipas tij, me përfundimin e planit zhvillimor të FSK-së në vitin 2028, krijohen kushtet që një pjesë e detyrave të KFOR-it të barten gradualisht te institucionet vendore të sigurisë.
Kastrati theksoi se ky proces nuk paraqet rrezik për Kosovën, pasi NATO do të vazhdojë të mbetet e pranishme në vend.




