Ramush Haradinaj ka deklaruar se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për president të Kosovës nëse një propozim i tillë do të vinte nga partitë opozitare.
Ai theksoi se aktualisht nuk është kandidat, por për shkak të sfidave me të cilat përballet vendi, do të ishte i gatshëm ta merrte në konsideratë një ofertë të përbashkët nga opozita.




