Avni Arifi ka kërkuar që liderët politikë dhe institucionet e Kosovës t’u bëjnë thirrje qytetarëve të mos përfshihen në zhvillimet politike në Shqipëri.
Sipas tij, protestat pro ose kundër qeverisë shqiptare janë çështje që u takojnë vetëm qytetarëve të Shqipërisë.
Arifi kritikoi gjithashtu përdorimin e flamurit të UÇK-së në protesta politike, duke e cilësuar si të papërshtatshëm dhe fyes për simbolikën e luftës çlirimtare.
Ai theksoi se askush nuk duhet të ndërhyjë në çështje që i përkasin politikës së brendshme të Shqipërisë.




