Temperaturat e larta që po rikthehen kanë rritur shqetësimet për shëndetin e punëtorëve të ndërtimtarisë. Bashkimi i Sindikatave të Pavarura kërkon rikthimin e vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë që kufizonte orarin e punës gjatë vapës ekstreme.
Ekspertët e sigurisë në punë theksojnë se punëdhënësit duhet të sigurojnë ujë të mjaftueshëm, pushime të rregullta dhe kushte me hije për punëtorët, si dhe të shmangin punët e rënda në orët më të nxehta të ditës.
Mjekët paralajmërojnë se ekspozimi i gjatë në temperatura të larta mund të shkaktojë marramendje, lodhje, mundim, e në raste më të rënda edhe humbje të vetëdijes. Të rrezikuar janë edhe fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike.
Në vitet e kaluara, Ministria e Shëndetësisë kishte vendosur kufizime pune gjatë korrikut, por aktualisht ende nuk janë marrë masa të reja.




