Policia e Kosovës ka publikuar statistikat 24-orëshe të trafikut, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet gjatë kësaj periudhe.
Sipas të dhënave zyrtare, brenda 24 orëve janë regjistruar 21 aksidente trafiku me persona të lënduar, ndërsa 14 aksidente të tjera kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.
Në kuadër të kontrolleve dhe masave për rritjen e sigurisë në rrugë, Policia ka shqiptuar gjithsej 1,734 tiketa trafiku për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Autoritetet u kanë bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të tregojnë kujdes të shtuar për të parandaluar aksidentet.




