Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Francë, ku është pritur nga Presidenti francez Emmanuel Macron në Pallatin Élysée në Paris.
Sipas njoftimit zyrtar, takimi mes dy liderëve pritet të fokusohet në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si dhe në rritjen e investimeve franceze në vend.
Në diskutime pritet të përfshihen edhe bashkëpunimi ekonomik dhe zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Vizita vjen në një periudhë të zhvillimeve politike në Shqipëri, ku në Tiranë po vijon një protestë qytetare që ka hyrë në ditën e 23-të, me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit.




