Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (IKD), Ismet Kryeziu, ka deklaruar se në Shqipëri nuk ka luftë, por protesta qytetare kundër qeverisë dhe politikave të saj në raport me ekonominë, mjedisin, investimet ndërkombëtare dhe keqqeverisjen, duke kërkuar edhe dorëheqjen e kryeministrit.
Sipas tij, qytetarët shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora kanë të drejtë të komentojnë dhe të shprehin qëndrimet e tyre për zhvillimet në Shqipëri, por nuk duhet të organizohen apo të marrin pjesë në protesta që lidhen me politikën e brendshme të një shteti tjetër.
Ai thekson se liria e shprehjes dhe përfshirja aktive në betejat politike të një vendi tjetër janë dy çështje të ndryshme.
Kryeziu shton se një angazhim më i madh qytetar dhe mendim kritik në vendet ku jetojnë do të ndikonte në përmirësimin e qeverisjes dhe jetës së qytetarëve.




