Një punëtor ka humbur jetën paraditen e sotme në Prizren, si pasojë e një aksidenti të rëndë në vendin e punës.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një punishte, ku një pomp betoni është rrëzuar dhe e ka zënë punëtorin gjatë punës, duke i shkaktuar lëndime fatale.
Viktima është identifikuar si V. M., 24 vjeç, nga fshati Drenoc i Komunës së Malishevës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, të cilat po hetojnë rrethanat se si ka ndodhur aksidenti tragjik.




