Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Operacionet e Paqes, Jean-Pierre Lacroix, ka nisur sot vizitën e tij dyditore në Kosovë.
Vizita e tij është konfirmuar nga misioni i UNMIK dhe përfshin takime me zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës, përfaqësues të partnerëve ndërkombëtarë, shoqërisë civile si dhe me kolegë të UNMIK-ut.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Lacroix do të vizitojë gjithashtu disa projekte të mbështetura nga Kombet e Bashkuara.
Sipas njoftimit, diskutimet do të fokusohen në ruajtjen e paqes së OKB-së, angazhimin shumëpalësh dhe mbështetjen e vazhdueshme për paqe dhe stabilitet në rajon.
Pas vizitës në Kosovë, ai do të udhëtojë për në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, në kuadër të turit të tij rajonal.




